Tregu

Fidanishtja jonë ofron asistencë tektnike që nga mbjellja e deri në fund të ciklit të bimës, duke iu vënë në dispozicon Specialistin/Agronomin e saj për çdo pyetje, kontroll parcele, zëvendesim fidanesh etj.

Pas vendosjes së moratoriumit për prerjen e pyjeve, për një periudhe 10 vjeçare nga ana e qeverisë shqiptare, vendi ynë pritet të hasë një defiçit në tregun e materialeve drusore dhe kjo do kerkojë inportimin nga jashtë të lëndës së parë. Firma jonë sugjeron që, me mbjelljen e paulownias të furnizojmë shumë shpejt tregun shqiptar me lëndë drusore duke shmangur defiçitin.

Një nga firmat më të mëdha, që merret me punimin e drurit të paulownias është edhe Gjigandi Suedez IKEA. Kjo firme, inporton drurin e paulownias në të gjitha ato shtete të cilat e prodhojnë atë.( Shumë shpejt pritet të hyjë edhe në shqipëri)

Përveç firmave të huaja, në shqipëri ka mjaft interes si nga ana e industrive, fabrikave (prodhimi i peletit), ashtu edhe nga ana e bizneseve apo edhe punishteve të cilat duan të punojnë me drurin e paulownias, por duke qenë se në shqipëri sapo ka filluar të prodhohet kjo bimë nuk gjendet material drusor.

Sot druri i paulownia së papërpunuar kushton nga 200- 450 euro ndersa druri i përpunuar shkon deri në 1200 euro për metër kub. Për të  gjitha këto të dhënava i jemi referuar  faqeve të cilat shesin material drusor.

(Shumë shpejt pritet të lidhim kontrata për blerjen e durit…)

 

Contact

Shyqeri Hysa

Fshati Gjergjan
Elbasan AL
04107

00355 67 211 4060

Search site

© 2015 - 2019 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode