Karakteristikat e drurit të Paulownias

15/04/2016 19:35

Druri i Paulownias është mjaft i lakmueshëm në industri të ndryshme dhe kjo falë: Rezistencës ndaj lagështirës, ndaj zjarrit (prandaj edhe njihet si druri alumin), punohet lehtësisht dhe peshon shumë pak. Përpos këtyre kjo bimë e prodhon drurin e saj në një kohë rekord, për 7-8 vite pas mbjelljes. Pas viteve 7-8 bima jep rreth 1 metër3 masë drusore. Gjithashtu në vitin e tretë druri i saj mund të përdoret për biomasë (Pelet). Nëse në vitin e tretë druri i saj pritet, nuk është e nevojshme të blihet nje fidan i ri, pasi aty ku u pre, bima do të leshoj filiz të ri duke krijuar serisht një masë drusore. Druri i saj falë këtyre karakteristikave gjen përdorim në industrinë e prodhimit të mobiljeve, shtepiave të parafabrikuara, në ndërtimin e veglave muzikore, në ndërtimin e varkave, etj.



- Falë rritjes së saj të shpejt, në rast të diegieve të plantacioneve pyjore, nëse përdoret bima e Paulownias, zëvendesimi i saj do të bëhet në kohë rekord. Kjo falë bimës së Paulownias, vjen si  një e mirë e plantacioneve pyjore duke i gjallëruar sërisht.

 

Contact

Shyqeri Hysa

Fshati Gjergjan
Elbasan AL
04107

00355 67 211 4060

Search site

© 2015 - 2019 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode