Fidanishtja jonë ofron Fidane të shëndosha dhe Hibride qe janë të garantuara dhe provuara që i përshtaten kushteve tona klimatike. Përballojnë temperatura nga –27C deri +50C. Fidanet tona garantojmë që për një sezon arrijnë mbi 5 m lartësi. Paulownia si lëndë e parë ka destinim te gjërë në industrinë e drurit. Perdoret ne ndertimtari, ne industrine e mobilieve, per prodhimin e instrumenteve muzikore, si lende drusore ne ndërtimtari, gjithashtu edhe ne prodhimin e mjaltit cilësor. Ka disa vecori te mira ne industri te drurit sepse nuk ka nyje, nuk ka plasaritje, nuk shtremberohet, thahet shpejt, gozhdohet lehte, gdhendet dhe perpunohet pa ndonje veshtiresi me vegla dhe makineri per perpunumin e drurit. Druri i Paulownias jep 4700 kalori gjate djegies si dhe zjarri i saj arrin ne temperatura mbi 400C. Kur druri eshte i thare 100% per 1 meter kub peshon vetem 240kg. Paullownia lulezon nje here ne vit, lulen e mbane 6 jave. Lulja ka disa nuanca te ngjyrave vjollce ose e bardhe. Per shkak te kesaj vecorie mbillet ne parqe dhe oborre te shtepive si dru dekorues. Pasi ka vetin te krijoje shtat te larte dhe ka gjethe gjigande, mbillet buze ballkoneve te shtepive sepse bene hije te dendur dhe prodhon fitoncide te dobishme per shendetin e njeriut.Nje Paulownia e rritur krijon oksigjen per 1500 persona per 24 orë. Prodhon sasi te madhe te nektarit te cilin bletet e kullosin pa veshtiresi ku prej tij prodhojne mjalte cilesor. Per nje bime te rritur llogaritet se jep mbi 50 kg mjalte.
Shyqeri Hysa
Fshati Gjergjan00355 67 211 4060