Një nga problematikat e shumta që vendi ynë ka hasur në keto 25 vitet e fundit, ka qenë edhe shpërdorimi, prerja pa kriter e pasurive natyrore drusore, duke mos u zëvendësuar më. Kjo gjë, ka sjellë hendeqe të mëdha, përsa i përket plantacioneve pyjore, duke rrezikuar nga ana tjetër florën dhe faunën në shqipëri.
Qeveria shqiptare e pa të arsyeshme që për këtë problem, të miratonte një ligj të posaçem ku, për një periudhë 10 vjeçare nuk do të lejojë prerjen e drurëve, me perjashtim të rasteve për dru zjarri.
Me miratimin e ligjit të moratoriumit nga ana e qeverisë do jetë më e vështire për tregun shqiptar që të sigurojë lëndë drusore aq më tepër që bëhet fjalë për një periudhë 10 vjeçare. Kjo do të thotë që, shumë shpejt vendit tonë do ti duhet të importojë nga jashtë material drusor për përdorime në industri,në biznese etj. Ne sugjerojmë që, zgjidhja e vetme dhe më e shpejte për të furnizuar tregun shqiptar me material drusor, për të patur një ambient të pastër, për një Shqipëri të pyllëzuar, është vetëm bima e Paulownias pasi ajo ka një rritje të shpejtë, një dru tepër cilësor, dhe del shumë shpejt në treg.
Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi moratoriumi i pyjeve për një periudhë 10-vjecare, botuar në Fletoren Zyrtare. Ministria e Mjedisit bën të ditur se, “sipas këtij moratoriumi nuk do të lejohet më shfrytëzimi i lëndës drusore, me përjashtim të rasteve për dru zjarri”.
“Qëllimi i këtij ligji është që të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij”.
Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; tregtimi i produkteve të tij; ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.
Nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji përjashtohen:
a) shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri;
b) rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor referuar legjislacionit në fuqi;
c) shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve dhe pastrimin e mbetjeve drusore.
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 milionë lekë. Afati i zbatimit të këtij ligji është 10 vite nga data e hyrjes së tij në fuqi.
Shyqeri Hysa
Fshati Gjergjan00355 67 211 4060