Mbjellja e bimës së Paulownias 

Bima e Paulownias ka kriteret e saj të mbjelljes në mënyre që të arrij standardet e kerkuara.

Bima e paulownias ka 2 sezone të mbjelljes:1- Sezoni pranveror i cili fillon nga muaji prill për zonat e ngrohta bregdetare dhe muaji maj ato më të ftohta kodrinoro-malore dhe duke përfunduar në muajin shtator. 2- Sezoni dimëror duke filluar nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt.

Në një hektar tokë, mund të mbillen nga 600 deri në 1000 fidane, në varësi të llojit të tokës. Nëse bima mbillet në zonat kodrinore, mbjellja bëhet 4x4m, nëse mbillet në zonat fushore dhe në toka të shëndosha mbjellja bëhet 3x3:30m dhe duhen 1000 fidane.( Nëse përdoret për biomasë (Pelet) mund të mbillen edhe deri në 2500 fidanë)

Përsa i përket mbjelljes të fidaneve 3 mujorsh deri në 1 vjeçar nuk është e nevojshme hapja e gropave, mjafton vetem plugimi i tokes. Në mbjelljen e fidanëve 2 vjeçar, hapja e gropave bëhet në dimensionin 50x50cm duke e plehëruar gropën me pleh organik.

 

fidanet tona

Fidanet tona mbillen me farë dhe jo me klone, sepse mbjellja me farë i bënë ato më rezistent ndaj faktorëve klimaterik dhe terrenit. Gjithashtu mbjellja me farë, prodhon një fidan më të fuqishëm, me dimesion me te madh se ai me klon dhe më rezistent ndaj semundjeve.


ujitja

 

Kjo bimë kërkon sistemin me pika të ujitjes, pasi në muajt e thatësirës i duhet të konsumojë 1.2 litra ujë një herë ne 2 ditë ose edhe çdo ditë në varësi të temperaturave.

Contact

Shyqeri Hysa

Fshati Gjergjan
Elbasan AL
04107

00355 67 211 4060

Search site

© 2015 - 2019 All rights reserved.

Make a free websiteWebnode